Kanali 7...

Riatdhesohen 25 shqiptarë që kërkonin azil në Francë

25 shqiptarë të cilët ndodheshin në Lille të Francës për azil u riatdhesuan këtë të martë.

 

Policia njoftoi kthimi i tyre në Shqipëri u bë në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE.

 

Gjithashtu, u paralajmërua që në ditët në vijim do të ketë edhe operacione të tjera riatdhesimi.

 

Policia u bëri thirrje shqiptarëve që udhëtojnë në zonën Schengen që mos kërkojnë azil sepse kanë zero mundësi për ta fituar atë.