Kanali 7...

Rinumërim në rreth 500 vendvotime në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kosovë vendosi  rinumërimin e 494 vendvotimeve.  Rekomandimin e beri qendra e numërimit të rezultateve me argumentin se ato nuk e kanë kaluar procesin e auditimit. Rinumërimi i votave nis që këtë të hënë.

BURIM AHMETAJ

KRYESHEF EKZEKUTIV I SEKRETARIATIT TË KQZ-SË

“Janë 35 vendvotime që nuk kanë mundur të kalojnë audutimin. Kategoria e tretë që ka numri me të madh të vendvotimeve është që duhet të vërehet rinumërimi ku janë 370 vendvotime ku një kandidat ka më shumë vota se sa subjekti dhe për këtë është rekomandimi që të kemi rinumërim.”

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka ngritur disa çështje në mbledhje, përfshirë çështjen e listes e atyre që ju është refuzuar vota nga jashtë.

SAMI KURTESHI

ANËTARI I VETËVENDOSJES NË KQZ

“Procedimi i votave nga jashtë ne jemi duke përcjellë krejt procedurën në QNR dhe kemi vërejtje që dua t’i them. Ne kemi disa arsyetime ku ka raste se personat kanë aplikuar dhe dalin se nuk kanë aplikuar ka raste ku aplikacioni është refuzuar, por në të vërtetë nuk është refuzuar dhe kjo është çështje që lë mjaft dilema.”

Nga rreth 43 mijë e 500 pako nga diaspora janë miratuar 22 mijë e 326 zarfe, ndërsa janë refuzuar mbi 9 mijë të tjera.