Fermerë, ja çfarë duhet të dini për naftën pa taksa!
Të gjithë fermerët që janë të regjistruar në tatime do të kenë mundësi të aplikojnë nga data 15 deri në …
Kanali 7...
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thotë se është njohur nga media lidhur me transaksionin për shitjen e aksioneve të aeroportit të Rinasit, megjithatë për ministren zyrtarizimi i tij është një lajm i mirë. Ndërrimi i pronareve dhe sidomos fakti që aksionieri i ri është një kompani shqiptare do t’i japë mundësi qeverisë që të rishkojë disa prej kushteve.
Unë e kam thënë edhe më parë, që kjo është një mundësi emirë për të riparë disa kushte, pasi kjo kontratë kishte probleme të forta lidhur me ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive. –tha Balluku
Ne konferencën e fundit për këtë vit, ministrja e u ndal edhe tek gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Tenderi do te rihapet sërish pas datës 20 janar me synim tërheqjen se kompanive te huaja.
Ne patëm një ofertë shumë të mië, por kompania nuk arriti ti përmbahej afateve të përcaktuara nga ne, ndaj mendojmë që ta rihapim këtë garë pas datës 20 janar. Kur në vitin 2020 kishim një ofertë për interes, në 2021 kur ekonomia në mbarë botën prite të hapet mendojmë se do të kemi më shumë se një dhe më pas të vendosim.
Por ministrja zyrtarizoi edhe faktin se kompania indiane, e cila do ndërtonte parkun e pare fotovoltaik ne Akerni të Vlorës ka përfunduar ne arbitrazh.
Ajo tha se kjo kompani ishte fantazmë, ndaj dhe qeveria nuk e lidhi kontratën me të.
Kompania ka bërë shumë mirë që ka shkuar në arbitrazh. Ku ka kontrata të tilla mund të ketë dhe arbitrazh, por ne jemi të bindur se do ta fitojmë këtë betejë pasi kemi të bëjmë me një kompani fantazem që nuk arriti dot të faktojë se kush ishte, të jepte bilancet e saj, ndaj s’mund të lidhnim një kontratë në dëm të interesit publik.
Një nga vendime fundit të ish-ministrit Damin Gjiknuri, ishte kualifikimi i kompanisë indiane për të ndërtuar parkun e parë fotovoltaik, por për shumë kohë procesi i lidhjes së kontratës mbeti pezull dhe tashmë do të jetë gjykata ndërkombëtare që do të vendosë për këtë konflikt.
Të gjithë fermerët që janë të regjistruar në tatime do të kenë mundësi të aplikojnë nga data 15 deri në …
Drejtori ekzekutiv i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën ka bërë një denoncim të fortë lidhur me marrëdhënien shtet-biznes në vendin …
Me daljen në treg të vaksinës kundër koronavirusit dhe nisjen e procesit të vaksinimit, edhe ekonomia do të marrë një …
Individët, por edhe bizneset kredimarrës, janë ende në vështirësi financiare, duke mos paguar në kohë këstet mujore të kredisë. …
Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 – nga Rusia – pavarësisht kërcënimeve …