Kanali 7...

Ronelën e zgjodhëm ne për Eurovizion, plas sherri në studio/ Agim Doci: “ Mos u kruaj me mua…”

Një ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit ka qënë pikërisht përfaqesimi i Shqiperisë në Eurovizionin e 2022, temë që ngjalli debate të forta e ngriti polemika të shumta.

 

E pikërisht kjo çështje u diskutua ditën e sotme në Vizionin e Pasdites në Vizion Plus me një panel shumë interesant . Agim Doci , Diana Ziu, Sokol Marsi e Robert Aliaj i hodhën në tavolinën e diskutimit të gjitha, që nga teksti, muzika e deri tek performanca finale në skenen e Eurovizionit .

 

I pyetur nga moderatorja Evi Reci mbi kriteret qe u zgjodh kënga e Ronela Hajatit për të përfaqesuar Shqipërinë në Eurovizion, Mjeshtri i Madh Agim Doci, gjithashtu edhe pjesë e jurisë së festivalit të fundvitit u shpreh se : “ Janë 5 elementet kryesorë të këngës, është fabula, teksti, melodia, orkestracioni dhe interpretimi . Thonë njerëz në rrugë pse e zhveshur, pse e lanë , etj …Ajo është një këngë energjike me të cilën ajo prezanton etnopsiqikën e saj, pikerisht për këtë e zgjodhën “

 

Diskutimin e vazhdoi Robert Aliaj në një tjetër dimension. Pikërisht në lidhje me :
– Kush ishte përgjegjës për këtë përfaqësim të Shqiperisë në eurovizion ?

 

“ Ne kur këndojme themi dicka, prandaj që teksti është shumë i rëndësishëm . Sa i përket gjithë performancës , një prezantim i tillë nuk është fare përgjëgjësia e këngëtarit ,por e atyre që e quan atje“ u shpreh ai .

 

Kompozitorja e mirënjohur Diana Ziu me komentin e saj pasoi atë të Robert Aliajt duke e quajtur të gjithë performancën një turp.

 

“Ronela është këngëtare shumë e mirë , ka energji. Do kisha dashur të këndonte një kengën time, ose një këngë profesionisti . Jam shumë dakort me Robertin . Unë them turp! Jo turp për Ronelën, por për ata që e cuan atje . Le te ishte jazz, bluz, të hidhej përpjete, por për mua ishte teksti shumë banal “ u shpreh ajo

 

Përplasjet qenë të shumta mes tyre, e ajo cfarë e ndezi debatin akoma më shumë në studio ishte fakti që përzgjidhja e këngës për të përfaqesuar Shqiperinë në Eurovizion ështe e gabuar. Tradita e bukur e festivalit sipas tyre ka humbur , e askush më nuk e ka mendjen të bëjë këngë të bukur, për një përfaqesim dinjitoz.