Plantacion kanabisi me 2000 bimë në magazinë/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Kanali 7...
Megjithëse pandemia ka ndaluar qarkullimin e lëvizjes së qytetarëve nga vendet e Ballkanit për në Europë, rruga ilegale e emigrantëve të paligjshëm ka vijuar normalisht. Refugjatë të panumërt ende po përpiqen të arrijnë në Evropë përmes rrugës Ballkanike. Ata përpiqen të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje & Hercegovinës.
Pas kalvarit të gjatë të stërmundimit për një jetë më të mirë në vende të Bashkimit Europian, një grup emigrantësh janë dhunuar duke tentuar të hyjnë ilegalisht nga kufiri i Bosnjes në territorin e Kroacisë.
Dhuna drejt emigrantëve u ushtrua nga persona të maskuar të veshur me të zeza të cilët kanë goditur me sende të forta dhe kanë shkelmuar personat të cilët kanë tentuar të kalojnë në territorin kroat.
Refugjatët kanë dëshmuar situata shokuese dhune dhe abuzimesh seksuale
Një djalë i ri nga Bangladeshi, i cili tashmë ka provuar disa herë të kalojë pikën kufitare, tha për oficerët e policisë kroate: “Kur na kapin, ata fillojnë të na rrahin me shkopinj dhe të na shkelmojnë sikur të ishim kafshë … para se të na kthejnë në Bosnjë”.
Ministria e Brendshme Kroate nuk i ka komentuar ende këto akuza. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar policinë kroate për vite me radhë për brutalitet dhe kthim të dhunshëm të migrantëve, gjë që Kroacia gjithmonë e ka mohuar.
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Në kuadër të kontrollove në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve, policia bën me dije se ka ndaluar një …
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …