Kanali 7...

Rriten të ardhurat në buxhet/ Shkak kryesor, rigjallërimi ekonomik pas vitit pandemik

Muaji gusht ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, duke dëshmuar tejkalimin e krizës që solli pandemia.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave të ardhurat në buxhet gjatë muajt gusht arritën në 324 mld lekë me një rritje dyshifrore krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës, vit i cili konsiderohet më i keqi në aspektin ekonomik.

Ndikim kryesor dhanë të ardhurat nga tatimi  mbi vlerën e shtuar, akcizat, taksat doganore tatimi mbi të ardhurat personale etj.

 

Referuar të dhënave nga doganat shtimi të ardhurave ka ardhur si pasojë e rritjes së sasisë importeve, por një tjetër faktor është edhe shtrenjtimi i çmimeve për pothuajse të gjitha mallrat e importit.

 

Sa i përket shpenzimeve, ato arritën në 355 mld lekë me një realizim prej 95 %, ku fokusi kryesor ka qenë në disa vepra infrastrukturore si unaza e Tiranës, rruga Kardhiq- Delvinë, por edhe blerjet e vaksinës anticovid.

 

Në këto kushte referuar të dhënave të ministrisë niveli i deficitit buxhetor arriti në 31 miliard lekë, ose 22 miliard më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.