Papa Françesku akuzon Rusinë për agresion dhe imperializëm në Ukrainë
Papa Fraçesku akuzoi të enjten Rusinë se po kryen një fushatë “pushtimi të armatosur, eskpancionizmi dhe imperializmi”në Ukraninë, duke e …
Kanali 7...
Turqia do të vazhdojë kërkimet e saj për naftë dhe gaz natyror në Egjeun Lindor.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan tha për mediat turke se gazi që do të nxirret nga thellësia e detit, do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin si dhe politikeën e jashtme të Turqisë.
Anijet turke të kërkimit të shoqëruara nga anijet luftarake iu afruan ishullit Kastellorizo, duke hyrë në një zonë ku Greqia rezervon të drejtën për zgjatjen e ujërave të saj territoriale. Athina u kundërpërgjigj duke vendosur në gatishmëri flotën detare.
Në kulmin e tensioneve Athinë-Ankara, Ministri i Jashtëm Nikos Dendias në një letër drejtuar komisionerit të Zgjerimit, kërkoi që unioni të marrë në konsideratë pezullimin e bashkimit doganor me Turqinë, si ndëshkim për sjelljen Ankarase.
Ai theksoi se vendimi duhet të konsiderohet si një sinjal i dënimit të sjelljes së vazhdueshme të Turqisë kundër Bashkimit Evropian.
Dendias madje i bëi thirrje homologëve gjermanë, spanjollë e Italianë, të vendosin një embargo ndaj Ankarase.
Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke deklaroi se nëse Turqia nuk tërhiqet nga plan ii saj për kërkimet në det, nuk përjashton mundësia e perplasjes. Turqia ndërkohë planifikon nisjen e një anije të tretë kerkimi në det në muajt e parë të vitit të ardhhëm.
Papa Fraçesku akuzoi të enjten Rusinë se po kryen një fushatë “pushtimi të armatosur, eskpancionizmi dhe imperializmi”në Ukraninë, duke e …
Presidenti Francez është shprehur i bindur se është gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së …
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Sot është dita e tretë e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në fokus të diskutimeve mësohet …
Ne diten e fundit te samitit te Madridit, udheheqesit e Nato-s po diskutojne mbi shqetesimet e sigurise per krahun jugor …