Kanali 7...

“Rritja e çmimit të energjisë do të ishte drastike”/ Prençe: Pritet të shkurtohen shumë vende pune

Kreu i Shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Quo Vadis” ku po diskutohet për kirzën energjetike që ka prekur vendin.

Prençe ka ngritur shqetësimin teksa vendos theksin tek thellimi i krizës së bizneseve pas asaj të pandemisë. Ai u shpreh se rritja e çmimit të energjisë do të sjellë një numër të madh shkurtimesh nga puna.

“Rritja e çmimit të energjisë reflektohet në mënyrë evidente pasi kostot për fabrikat prodhuese janë15-17% të xhiros mujore. Rritja e çmimit të energjisë do thellojë akoma më shumë krizën që këto biznese po kalojnë. Shpresojmë që të jetë një frikë që qeveria po i fut njerëzve dhe më këto reshje të kemi një bllokim të rritjes së çmimit. Ky ndikim do shkurtojë shumë vende pune. Do thellohet skema akoma më shumë pas asaj të pandemisë sepse aktualisht po ndiejmë rritjen e kostove të transportit të punonjësve dhe një rritje e cmimit do të ishte drastike”, u shpreh Prençe.