Kanali 7...

Rrugët nuk kanë financim 100%/ Balluku kërkon financime shtesë edhe për ujësjellës-kanalizimet

Draftbuxheti i vitit që vjen kërcënohet nga rritja e detyrimeve të prapambetura, çka do të thotë se punimet në infrastrukturë nuk kanë fondet e nevojshme për tu financuar plotësisht.

 

Shqetësimi është artikuluar nga ministrja Belinda Balluku teksa prezantoi nevojat e ministrisë që ajo drejton,  në komsionin parlamentar.

Referuar të dhënave, investimet që do të kryejë Ministra e Infrastrukturës për vitin që vjen arrijnë në 45.6 miliard lekë , por kjo shifër mbulon 45 % të nevoja që ka një ministri për të financuar, projektet ekzistuese dhe ato që pritet të nisin.

 

Projektet që rrezikojnë të mos mbështeten me fonde janë ato në infrastrukturën rrugore dhe mirëmbajtën si dhe investimet tek ujësjellës kanalizime, ndaj ministrja kërkoi shtesë fondesh për këto dy zëra

Qeveria thotë se niveli I investimeve publike do të jetë rreth 120 mld leke, por rindërtimi do të jetë fokusi kryesor. E gjithë kjo situatë ngre pikëpyetje për një buxhet jo realist të planifikuar, pasi 2021 do të vijë të jetë një vit sfidues për ekonominë sa i përket mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të investimeve të planifikuara.