Rusia rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak
Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, ka miratuar të mërkurën një projekt-ligj që do të rrisë kufirin …
Kanali 7...
Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna (14.05) nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord Pool nuk ka pranuar të prononcohet.
Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.
Udhëheqja e shtetit të Finlandës të enjten (12.05) deklaroi, se Finlanda në sfondin e e ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë “menjëherë” do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore “definitivisht” si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë “ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera”./DW
Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, ka miratuar të mërkurën një projekt-ligj që do të rrisë kufirin …
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa …
Kremlini ka reaguar në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, mes Moskës dhe Kievit. Zëvendës …
Kufizimet e koronavirusit për personat që hyjnë në Gjermani do të hiqen nga fillimi i qershorit deri në fund të …
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, premtoi mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, pavarësisht paralajmërimeve të fuqishme nga Rusia. …