Kanali 7...

SA TE MBROJNE MASKAT NGA VIRUSI?

Nga Tucker Carlson – Gazetar i Fox News:

Nëse dikush do t’ju kishte pyetur një vit më parë se çfarë keni menduar për njerëzit që mbajnë maska ​​edhe pas Halloween-it, shanset janë që reagimi juaj të ketë qenë negativ. Çfarë lloj personi është ai i cili mbulon fytyrën e tij në publik? Grabitësit e armatosur bëjnë këtë lloj gjëje. Kurse ne të tjerët, jo.

Në fakt, deri vonë, mbajtja e maskës në publik ishte e paligjshme në shumë vende. Supozimi ishte se nëse fshihni kush jeni, jeni duke bërë diçka të keqe. Madje i bënte njerëzit nervozë. Nga natyra jonë njerëzore, ne duam të shohim njëri-tjetrin. Vështrimi në fytyrën e një personi tjetër është fillimi i lidhjes mes dy individëve. Eliminimi i kësaj lidhjeja na çnjerëzon. Dikur kjo ka qenë e qartë.

Një shekull më parë, gjatë pandemisë së gripit spanjoll, autoritetet në shumë qytete të këtij vendi e kaluan mbajtjen e maskës një urdhër të detyrueshëm, ashtu si ato që kemi ne tani. Shumë amerikanë i pranuan, por shumë të tjerë nuk i pranuan. Në Kaliforni, qytetarët u rebeluan. Në janar të vitit 1919, pesë mijë anëtarë të Lidhjes së re të formuar Anti-Maskave të San Franciskos, u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit nëse ai nuk shfuqizonte urdhrin e tij të mbajtjes së maskës me detyrim. Pesë ditë më vonë, kryetari i bashkisë u bind. Një vit më vonë, një studim zbuloi se përdorimi i detyrueshëm i maskës nuk kishte asnjë efekt në frenimin e gripit spanjoll.

Ne jetojmë në një kohë shumë ndryshe. Sigurisht, shoqëria amerikane është shumë më pak kohezive sesa ishte njëqind vjet më parë dhe amerikanët duken shumë më pasivë. Ata që nuk pajtohen me doktrinen mbizotëruese kanë më pak pushtet sesa kanë pasur ndonjëherë. Komunikimet masive tani kontrollohen nga një numër i vogël njerëzish, të gjithë kanë axhenda identike. Nuk ka një Lidhje moderne Anti-Maskë. Nuk mund të ketë një Lidhje moderne Anti-Maskë. Facebook dhe Google do ta mbyllnin atë që në ditën e parë. Guvernatorët e Miçiganit dhe New Jersey-it do të padisnin udhëheqësit e tij.

Mosmarrëveshja dikur ishte një tipar përcaktues i jetës amerikane, por jo më shumë. Tani kemi një konsensus të detyrueshëm: Që maskat janë efektive. Kushdo që vë në dyshim efektivitetin e plotë të maskave, është person i keq!

Në fillim të këtij muaji, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shkruajti në Twitterin e tij: “Do të shkoni të hani me anëtarët e familjes tuaj këtë fundjavë? Mos harroni të mbani maskën tuaj mes kafshatave. Bëni pjesën tuaj për të mbajtur të shëndetshëm ata përreth jush.”

E kuptoni? Ju jeni duke ngrënë me njerëz me të cilët jetoni çdo ditë, por sigurohuni që të mbroni fytyrat tuaja ndërsa jeni duke ngrënë, sa për siguri!

Në gusht, një këshilltare e qytetit të Nashville sugjeroi që qytetarët që nuk mbajnë maska, ​​duhet të akuzohen për vrasje në tentativë.

Fjalë të ashpra, por pastaj vetë shkenca është e ashpër. Shkenca nuk ka kujdes për ndjenjat apo opinionin publik. Shkencës nuk i intereson ndjenja juaj. Shkenca ka të bëjë me fakte, të dhëna, të vërteta, rezultate të matshme.

Pra, çfarë thotë shkenca mbi maskat? Është interesante, që drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë që maskat ishin magjike madje më shumë se vaksinat. Por numrat sugjerojnë të kundërtën.

Një studim i ri i kryer nga 11 institucione mjekësore analizoi një grup njerëzish që rezultuan pozitivë për Covid-19 gjatë muajit korrik. Midis atyre që ishin infektuar, më shumë se 70% raportuan se kishin mbajtur gjithmonë një maskë për 14 ditë rresht. Kurse 14.4% thanë se kishin mbajtur shpesh një maskë.

Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë ata që u infektuan me koronavirus në korrik, kishin mbajtur një maskë dhe gjithsesi ishin të infektuar. Pra qartë, që maska nuk funksionon në mënyrën se si ata na tregojnë se funksionon. Është e qartë, që dikush na ka gënjyer.

Si ndodhi kjo? Epo, përgjigjja e shkurtër është se nuk jemi të sigurt se si shumë njerëz morën virusin ndërsa ishin të maskuar, por ka të dhëna që udhëheqësit tanë duket se po i injorojnë.

Një prej të cilave: sipas një studimi të botuar në prill nga studiues në disa institucione mjekësore, përfshirë Klinikën Cleveland, maskat kirurgjikale në të vërtetë janë joefektive në ndalimin e thithjes së grimcave të vogla të ajrit. Në vend të kësaj, studiuesit zbuluan se maskat kirurgjikale, të cilat pothuajse të gjithë po i përdorin për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi, janë në të vërtetë të dobishme për të mbrojtur përdoruesit vetëm nga pikat e mëdha dhe spërkatjet. Kështu nuk përhapet koronavirusi.

Sipas një letre të nënshkruar nga disa studiues në fillim të këtij muaji në revistën Science, kërcënimi më i madh nga koronavirusi deri tani është ajo që përmbahet në grimca të vogla që lehtë mund të anashkalojnë maskat e fytyrës në formë aerosoli. Pasi pikat bien shpejt në tokë, por aerosoli zgjat. Të gjithë ne jemi duke mësuar për këtë gjatë këtij rrugëtimi. Ishte një sëmundje e re. Ka shumë gjëra që nuk i dinim. Por të pretendosh sikur po flet fjalën e Zotit dhe të riorganizosh shoqërinë tonë në bazë të kësaj dhe të mos pranosh kurrë që ke gabuar plotësisht, se supozimet e tua ishin të rreme, ky është përkufizimi i pandershmërisë!