Kanali 7...

Sa zgjat imuniteti pasi infektohesh me COVID-19?

Të gjithë ata që janë infektuar me koronavirus, kanë krijuar imunitet për gjashtë muaj.

 

Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët e Universitetit të Oksfordit, pas një kërkimi të fundit.

 

Ata e kishin nisur studimin në mars dhe e përfunduan në nëntor, ndërsa pjesë e tij ishin mjekë e infermierë që janë shumë të rrezikuar nga virusi.

 

Sipas tyre, janë raste të rralla që dikush të riinfektohet brenda gjashtë muajve, pasi e ka kaluar një herë sëmundjen.