Ballkani fiton derbin shqiptar ndaj Shkupit në Conference League, pas një jave sfida e kthimit
Ballkani fitoi 2 me 1 derbin shqiptar ndaj Shkupit në fazën e play off-it të Konferencë Ligë. Ndeshja u zhvillua …
Kanali 7...
Superkupa e Italisë i shkoi Interit në mënyrën më dramatike të mundshme.
Një gol I Sanchez në minutën e 120, pak sekonda përpara se gjyqtari t’i çonte skuadrat tek penalltitë, I dha zikaltërve fitoren 2 me 1 dhe suksesin në edicionin e 34 të këtij trofeu, që u luajt në San Siro.
Skuadra e Inzagit konfirmoi se është aktualisht një kat më lart në raport me Juventus.
Në 90 minutat e rregullta dhe më tej në shtese loja zikaltër pati më shumë dinamike, ndërsa Juventus mendoi më shumë të mbrohej, por ishte shpesh i rrezikshëm në daljet përpara. Miqtë shënuan të parët në minutën e 25 me anë të një gjuajtje me kokë të Mk-Kenit.
10 minuta më vonë barazimi I shpejte I zikaltërve. De Shiljo rrëzoi në tokë Xhekon dhe 11-metërshi u kthye në gol nga Lautaro Martinez.Në pjesën e dytë episodi më I rëndësishëm ishte një shtylle e holandezit Dumfris.
Pak emocione në shtesat nga 15 minuta, të cilat u mbyllen me një episod që vendosi trofeun.
Në frymën e fundit kur të gjithë po bëheshin gati për emocionet e penalltive, një pakujdesi e Alex Sandros beri që kilieni Sanchez të shënonte golin e fitores së madhe dhe suksesit numër 6 të Interit në superkupën e Italisë. Juventus që e luajti këtë ndeshje pa Kiezen, Kuadradon, de Ligt dhe Bonucin që ishte në stol, tani me duhet të përqendrohet tek kampionati dhe Champions.
Ballkani fitoi 2 me 1 derbin shqiptar ndaj Shkupit në fazën e play off-it të Konferencë Ligë. Ndeshja u zhvillua …
Uefa Champion League luajti ndeshjet e para të play off-it te marten ne mbremje te cilat u transmetuan ne Tring. …
Uefa champions league ndez sonte motorrët me fazën play-off. Të gjitha ndeshjet do të përcillen drejtperdrejt, shoqëruar me programin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte në Pistën e re Olimpike të Atletikës në Parkun e …
Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut …