Rusia tërhiqet nga ishulli i Gjarprit të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Kanali 7...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministri Italisë Mario Draghi kanë vizituar Kievin, ku u takuan me presidentin Volodymyr Zelenskiy.
Edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanis, iu bashkua atyre në kryeqytetin ukrainas.
Udhëheqësit e tre ekonomive më të mëdha të BE-së vizituan fillimisht Irpin, për të parë nga afër shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet ruse.
Lideret evropian mbërritën në Ukrainë pas disa orësh udhëtim gjatë natës me tren nga Polonia, për t’i dërguar një tjetër mesazh mbështetjeje Ukrainës, pas kritikave të fundit të presidentit Zelenskiy se Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ashpër ndaj agresionit rus.
Vizita e tre udheheqësve vjen përpara samitit në Bruksel, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për dhënien e statusit Ukrainës si vend kandidat për anëtarësimin në union.
Një ditë më parë, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e qeverisë malazeze, Dritan Abazoviç, Zelenskiy nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian , jo vetëm i Ukrainës, por edhe vendeve të tjera kandidate do të garantonte sigurinë në union.
Por udhetimi i tre udheheqësve në ukrainë ka shkaktuar reagimin e moskës. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,deklaroi se ata duhet të shmangin bisedimet për armatosjen e mëtejshme të kievit pasi një gjë e tillë do të nxiste më shumë tensionet.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen nga ishulli i Gjarprit, një territor i Ukrainës në Detin e Zi. …
Sot është dita e tretë e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Madrid. Në fokus të diskutimeve mësohet …
Ne diten e fundit te samitit te Madridit, udheheqesit e Nato-s po diskutojne mbi shqetesimet e sigurise per krahun jugor …
Aleatët e NATO-s besojnë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë për muajt e ardhshëm dhe mund të zgjasë deri …
Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë “nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato …