Kanali 7...

Sekuestrohen kamerat e sigurisë/ Kërkohen prova për vrasjen e Bardhok Pllanajt

Policia e Shkodres vijon hetimet dhe mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e vrasjes së Bardhok Pllanajt. Specialistët e krimeve kanë sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie disa prej te cilave kanë fiksuar lëvizjet e autorëve të vrasjes që e kanë ndjekur viktimën për disa orë.

 

Kamerat jane sekuestruar në aksin rrugor nga rrethrrotullimi i Dobraçit deri tek rrethrrotullimi i 5 heronjve. Gjithashtu janë marrë edhe kamera të spitalit të Shkodrës, pasi viktima kishte vizituar nënën e tij të sëmurë pak para vrasjes.

 

Përveç familjarëve dhe dëshmitarëve në vendngjarje policia nuk ka shoqëruar persona të tjerë, ndërsa familjarët pritet të pyetën sërish për konfliktet që mund të ketë patur. Nje tjetër ngërç është zhbllokimi i celularit të viktimës, që ende nuk është bërë nga hetuesit.

 

Planaj ishte dënuar më heret për falsifikim dhe ndërtim pa leje por u la i lirë nga gjykata pasi kishte probleme shëndetësore.