Kanali 7...

Serbia heq testin me Shqipërinë/ Mediat: Bërnabiç foli vetë me Ramën

Qytetaret e Shqiperise qe do te udhetojne drejt Serbise, nuk do duhet te paraqisin ne kufi testin PCR negativ te 48 oreve te fundit.

Lajmi konfirmohet nga mediat serbe, te cilat shkruajn se ky vendim eshte marre pas nje bisede telefonike mes Kryeministres se Serbise Ana Brnabic dhe Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama.

 

Vendimi pritet te merret te enjten nga Qeveria Serbie, ndersa deri me tani pala shqiptare nuk ka bere te ditur asnje detaj, lidhur me telefonaten mes dy kryeministrave.

 

Por mediat serbe shkruajne se vec ketij vendimi Rama e Brnabic kane diskutuar dhe mbi bashkepunimin ne betejen kunder Covid-19si dhe hapat e ardhshem qe jane dakordesuar pak kohe me pare gjate takimit te “mini Schengenit”.

 

Nderkohe, te njejtin vendim Serbia pritet ta marre edhe ndaj qytetareve te Maqedonise se Veriut, ku ndryshe nga Shqiperia, ka qene vete Kryeministri Zoran Zaev i cili permes nje postimi ne Twitter ka njoftuar zhvillimin e telefontes me homologen serbe dhe rezultatin e arritur per heqjen e testit.

 

Nje dite me pare ishte Mali i Zi ai qe hoqi kushtin e testit ne pikat kufitare me Shqiperine.