Kanali 7...

“Shan si i dehur”/ Rama i përgjigjet Metës: Po nxit sherr e rrëmuja për interesat e tua

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj presidentit Ilir Meta pas një reagimi të këtij të fundit për përgojimin, që sipas tij, Rama u bën Dëshmorëve të Atdheut.

 

Rama këshilloi Metën që heronjtë t’i mbajë në zemër, ndërkohë që kryen detyrën që i takon. Ai e akuzoi kreun e shtetit se me deklaratat që hedh,  po nxit rrëmujë për të përfituar vetë

 

“Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë! Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!”

 

Më parë, Ilir Meta tha se Edi Rama përgojon Vojo Kushin sepse i urren dëshmorët. Ai tha se ilirët do t’ja japin përgjigjen në 25 prill.