Petkov dorëzon dorëheqjen/ Do të tentojë të formojë kabinetin e ri
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Kanali 7...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kërkojnë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit, që në vlerësimin e tyre mbetet një nga problemet më shqetësuese në sistemin e drejtësisë.
Në prezantimin e raportit të grupit të shteteve kundër korrupsionit, i njohur ndryshe si GRECO për Shqipërinë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vendoi SPAK si institucioni kryesor në përballjen me korrupsionin.
YURI KIM
AMABSADORE E SHBA-së NE TIRANE
Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh, hap pas hapi po bëhen përparime. Kjo është larg një deklarate fitoreje. Një nga mënyrat e optimizmit është se qeveria shqiptare po punon në emër të interesave të Shqipërisë dhe jo të interesave të ngushta. Këto pengesa përfshijnë gjyqtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdoruar për të mbrojtur interesa vetjake, zyrtarë publik në nxitjen e interesit vetjak. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Do të ketë aktorë të këqij, qeveria të krijojë mundësi për ti gjetur dhe për ti dënuar. Kemi shumë pritshmëri nga SPAK, presim të shohim rezultate.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, këmbënguli te vendosja para drejtësisë e gjithë zyrtarët e niveleve të larta të akuzuar për korrupsion.
LUIGI SORECA
AMBASADOR I BE-së NE TIRANE
Situata e korrupsionit vazhdon të jetë i shtrirë gjithandej edhe është shqetësim për BE. Kjo luftë kërkon vendime të formës së prerë për zyrtarë të lartë, pasi kanë qenë shumë të ulta. Duhen këto vendime të formë së prerë pasi qytetarët kanë nevojë të besojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Kemi pritshmëri të lartë nga SPAK. U përmend edhe lufta kundër pastrimit të parave. Kjo është një çështje e lidhur me ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Më i drejtpërdrejt se Yuri Kim, kryeministri Edi Rama kërkoi nga SPAK që të mos mjaftohet vetëm me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë VETINGUN por t’i çojë pas hekurave.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Teksa vetingu bën kërdinë e duhur mbi gjithë të zezën e akumuluar në vite, nuk do të ketë goditje të korrupsionit në nivele të larta, nëse nuk do të goditet korrupsioni i niveleve të larta brenda sistemit të drejtësisë. Nëse gjykatës dhe prokurorë që janë kapur në flagrancë me pasuri marramendëse nuk do të shkojë pas hekurave, të mos kemi iluzion se kjo do të ndodhë me zyrtarë shumë të lartë. Nëse sot kapim gjyqtarë që në sallën e gjyqit japin vendime skandaloze me idenë se nuk e kalojmë vetingun dhe të dalim me një thes me para, nuk dalin para drejtësisë dhe nuk bëhen shembuj, atëherë do të jetë e largët dita kur goditja do të ngjitet më lart. Kjo është premisa ku sipas meje duhet të përqendrohet gjithë puna e institucioneve të drejtësisë dhe ku duhet të punojë SPAK.”
Me qëndrim se kokat e korrupsionit nuk janë mënyrë të drejpërdrejt politikanët, nga këta të fundit kërkoi që të qartësojnë pozicionin e tyre, se me kë janë.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“SPAK ka misionin të pastrojë deri në fund ata që vetingu i pastron thjesht nga fusha e drejtësisë. Të pastrohen nga jeta shoqërore të gjithë ata që kanë përdorur çekiçin në mënyrën më barbare. Kjo duhet të ndodhë pavarësisht se çfarë ndodh me konferencat e Brukselit. Beteja këtu është beteja për ta filluar tamam nga koka. Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, edhe pse kanë qenë pjesë. Koka e korrupsuionit në Shqipëri ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve që ka aplikuar pandëshkueshmërinë në sistem. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishte qenë as korrupsioni spektakolar dhe vrastar i politikanëve.”
Po aq të rrezikshëm sa korrupsioni në nivel gjyqtarësh e prokurorësh, kreu i qeverisë vlerësoi edhe shpifjen, ligjin për të cilin mazhoranca është deklaruar se pas shqyrtimit të vërejtjeve të bëra nga Komisioni i Venecias, ai do të shkojë në kuvend.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Situata e zjarreve dhe rreziku që i kanoset vendit, bëri që deputetët e opozitës të thërrasin në Komisionin e Sigurisë …
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u është drejtuar liderëve të G7 me një video-konferencë gjatë punimeve të samitit. Ai ka kërkuar …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim senatorin italian, ish kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano …
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare deklaroi se Shqipëria nuk ka mundësi që të blerë një …