Kanali 7...

SHBA: Virusi erdhi nga Kina/Pompeo: Covid ka dalë nga laboratori në Vuhan. OBSH nuk bëri hetime

Mike Pompeo, sekretari i SHBA-ve ka paralajmëruar daljen e fakteve të reja lidhur me origjinën e Covid-19.  

Sipas Pompeo, virusi është krijuar laboratorikisht në Ëuhan, njëkohësisht banesa e Institutit më të madh të virologjisë ku kryhen studimet mbi koronaviruset dhe për këtë ata do të paraqesin provat e nevojshme.  

OBSH, organizata përgjegjëse për hetimin e origjinës së virusit, jo vetëm që nuk e ka hetuar at, por sipas Pompeo, ata janë po aq përgjegjës për shpërndarjen e tij globalisht.  

Virusi që shpërtheu në fund të 2019, vazhdon të jetë ende aktiv dhe prejardhja e tij e panjohur, megjithëse shkenca po përparon në nxjerrjen e një sërë vaksinash në përpjekje për ta luftuar atë.