Kanali 7...

Shefi i UNICEF: Sonte mbërrijnë në Kosovë shiringat për vaksinën kundër COVID

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin njoftoi se në Kosovë mbërrin dërgesa e parë e shiringave që do të përdoren për vaksinën kundër COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, Sahin tha se shumë shpejt do të ndajë detaje për mbërritjen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë.

“Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave. Bashkë mundemi!”, shkruan Sahin.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj konfirmoi në janar sigurimin e 500 mijë vaksinave kundër COVID-19 nga kompania farmaceutike PfizerBioNTech. Sakaq, edhe vaksinën e AstraZenecas dhe Oxford-it, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX.