Kanali 7...

Sherr me sende të forta në Gjirokastër/ Lëndohet në kokë një person, në kërkim autori

Disa të rinj në Gjirokastër janë përfshirë në një konflikt këtë të diel.

 

Nga konflikti ka mbetur i lënduar një ri.

 

Mësohet se i riu ka marrë dëmtime në kokë, pasi është goditur me sende të forta, ndërsa aktualisht ndodhet ne spitalin Omer Nishani Gjirokastër.

 

Gjithashtu policia njofton se autor i dyshuar i ngjarjes është Pirro Kotroci, lindur dhe banues ne Gjirokastër.

 

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje