Plantacion kanabisi me 2000 bimë në magazinë/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Kanali 7...
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar sërish përmbytje në qytetin bregdetar të Durrësit.
Probleme pati në zonën e shëtitores Taulantia, atë të stadiumit por dhe në lagjen 17 të qytetit.
Si rrjedhojë e intensitetit të lartë të reshjeve dhe bllokimit të pusetave, niveli ujit në këto zona u rrit ndjeshëm, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve si dhe të dhe automjeteve.
Ndërsa në zonën e ish-Kënetës veç rrugëve uji hyri dhe në disa banesa.
Por ndonëse situata vazhdon të përsëritet, ku vetëm brenda kësaj jave këto zona janë përmbytur për herë të dytë, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj problematike.
Përmbytje u shkaktuan edhe në Kurbin. Në fshatin Gjorm, uji vërshoi në shtëpi e po ashtu mbuloi dhjetëra hektarë tokë.
Banorët thonë se situata është e përsëritur ndërsa akuzojnë autoritetet për mospastrimin e kanaleve kulluese.
Kanalet nuk i pastrojnë në mënyrë te rregullt vijnë vetëm sa për të kaluar radhën.
Gjithë natën s’kam fjetur se u përmbytëm.
Ndërkohë në qarkun e Kukësit, probleme pati në disa akse rrugore ku kishte rrëshqitje masive dherash e gurësh.
E njëjta situatë u paraqit dhe në Bulqizë ne segmentin e Rrugës së Arbrit.
Ndërsa në Lezhë, nga reshjet u përmbyt sërish lagjja Besëlidhja.
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Në kuadër të kontrollove në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve, policia bën me dije se ka ndaluar një …
Federata Ndërkombëtare e Notit ka ndaluar Anita Alvarez që të garojë në Budapest. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë …
Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase. Specialistët e Seksionit …
Gjykata ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë. …