Kanali 7...

Shkatrrohet grupi i drogës në Itali, zbulohen emrat e dy shqiptarëve

16 persona u arrestuan në kuadër të një operacioni anti-drogë në Caserta të Italisë.

 

9 prej këtyre personave do të qëndrojnë në masen e sigurisë arrest me burg ndërsa 7 të tjerët do të jenë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.

 

Të gjithë këta persona, përfshirë edhe dy shqiptarë u prangosen me akuzën e mbajtjes, dhe shpërndarjes së lëndeve narkotike.

 

Hetimi ka nisur në fillim të vitit 2019 dhe është shtrire në vazhdimësi në 2022 deri më tani në disa zona mes Napolit dhe Casertës.

 

Përgjimet nxorren në dritë të paktën 400 raste të trtafikut të drogës.

 

Gjatë hetimeve është sekuestruar sasi e konsiderueshme e lëndes narkotike, në vlerë totale rreth 10 mijë euro.

 

Në mesin e të prangosurve janë edhe shqiptarët Alban Xhika nga Elbasani si dhe Armin Kurti të cilët ende nuk dihet se cfarë roli kanë pasur aty në grup.