Medvedev: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kanali 7...
Shkollat nuk jane burim per perhapjen e koronavirusit. Ne kete perfundim kane arritur studiuesit gjermanë dhe ata norvegjezë pasi analizuan situatën lidhur me përhapjen e e koronavirusit në mjediset ku mësojnë nxënësit. Sipas studiuesve shkollat janë një ambient i sigurt për fëmijët, pasi nuk luajnë rol të madh në përhapjen e virusit.
Një studim i kryer nga Instituti i Ekonomisë së Punës në Bon të Gjermanisë, tregon se numri i rasteve të reja në vend nuk ishte rritur kur shkollat u rihapën, por pas pushimeve të verës. Autorët e raportit “Marc Lipfert” dhe “Nico Pestel”, zbuluan se numri i rasteve të konfirmuara rishtazi u zvogëlua gradualisht në landet gjermane që rihapën shkollat, krahasuar me ato që nuk i hapën.
Gjermania ka parë një rritje të madhe të infeksioneve të reja në javët e fundit, por një sondazh i Ministrise së Arsimit në 16 shtetet e Gjermanisë, arriti në përfundimin se nuk kishte prova që shkollat ishin burim infektimi. Studimi zbuloi se që kur shkollat ishin rihapur në Berlin, vetëm 0,07 përqind e nxënësve ishin infektuar.
“Mësimi normal duhet të vazhdoj sa më gjatë që të jetë e mundur”,- tha ministrja e qeverisë gjermane, Franziska Giffey, javën e kaluar duke iu referuar raportimeve se fëmijët nuk janë burime të infeksionit.
Të tjera të dhëna vijnë edhe nga dy studime të tjera të kryera nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, sipas të cilave shumica e fëmijëve nuk zhvillojnë simptoma dhe kanë pak mundësi për transmetim të virusit midis njëri tjetrit.
Gwen Knight, një profesoreshë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, e cila është duke përpiluar një bazë të dhënash të raporteve të infektimeve aktuale në të gjithë botën, tha se ajo deri më tani ka identifikuar relativisht pak incidente brenda mjediseve arsimore.
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Numri i viktimave të sulmit me raketa në qendrën tregtare Kremenchuk në Ukrainë ka shkuar në 18. Lajmi konfirmohet nga …
NATO dëshiron të vërë në dispozicion thuajse tetë herë më shumë ushtarë se më parë për të qenë e përgatitur …
Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur …
Shri Lanka ka pezulluar shitjen e karburanteve për makinat jo të domosdoshme, pasi ky shtet po përballet me krizën më …