Kanali 7...

Shkupi refuzon planin francez/ “Nuk pranojmë të negociojmë gjuhën dhe identitetin”  

Pas miratimit  të propozimit francez  nga parlamenti bullgar që nënkupton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian , kryediplomati Bujar Osmani sqaroi qëndrimin e Shkupit.

 

Sipas tij, nëse në propozimin final gjuha dhe identiteti cenohen atëherë plani nuk do të jetë i pranueshëm.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“Propozimi francez”, i cili në fakt është një draft pune dhe jo një version përfundimtar, bazohet në kuadrin negociues të propozuar nga Komisioni Evropian.  Bullgaria kishte tre vërejtje: në lidhje me emrin e shkurtër të vendit tonë, gjuhën maqedonase dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Por kërkesat për gjuhën maqedonase, sikunder kerkon Bullgaria, janë refuzuar pasi “ne nuk e negociojmë gjuhën””

 

Osmani tha se deri më tani nuk ka ardhur propozimi zyrtar nga presidenca franceze, por sipas tij, gjuha nuk përfshihet në kornizën negociuese.

 

BUJAR OSMANI

MINISTER I JASHTËM I MAQEDONISË SË VERIUT

 

“Presidenca franceze zgjat deri më 30 qershor. Kjo do të thotë se në ditët në vijim ne presim të shohim draftin që do të shqyrtohet nga institucionet përkatëse. Në procesverbalin e Këshillit të BE-së  thuhet se në kuadrin e  negociatave  mund të përfshihen deklaratat e Bullgarisë dhe vendit tonë në lidhje me gjuhën, por ato nuk do të jenë pjesë e tekstit të kornizës. Kështu, gjuha maqedonase bëhet një nga 25 gjuhët e BE-së dhe si e tillë është pjesë e kornizës negociuese.”

 

Duke  akuzuar  opozitën për sulme hibride, Osmani deklaroi se qeveria  nuk do të udhëhiqet nga politikanë të zhgënjyer që mendojnë se mund ta rikthejnë karrierën e tyre në një moment kritik për vendin.