Kanali 7...

Shoqërimi i avokatit në komisariat, bashkëshortja: U dhunua nga efektivët

Shaqe Marinaj, bashkëshortja e avokatit Gjergj Neli, denoncoi se burri i saj është dhunuar nga uniformat blu dhe e kanë shoqeruar ne komisariatin e Lezhes per arsye ende te paqarta.

Marinaj, e cila është edhe zv.kryetare e Dhomës së avokatisë, ka kerkuar qe te veprohet menjehere ndaj efektivit qe ushtroi dhune, ndersa ka bere gati padine për SHÇKB, duke kerkuar qe te sekuestrohen kamerat e sigurise per te evidentuar dhunen qe sipas saj eshte ushtruar ndaj saj dhe avokatit Neli.

68-vjeçari u ndalua pasi u konstatua duke u konfliktuar me një shtetas. Sipas Policisë së Lezhës, ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët, duke i duke goditur me grusht dhe grisur bluzen.