Kanali 7...

Shpërthim i fortë në depozitat e gazit në Porto Romani/ Banorët: Ishte si në Gërdec

Disa bombola gazi shpërthyen mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Porto Romanos në Durrës.

 

Depozitat e gazit u përfshinë nga flakët rreth orës 8.30, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.Ata u larguan me shpejtësi nga shtëpitë e tyre, me frikën se po ndodhn një Gërdec i dytë.

 

 

BANORË

 

1- “Isha në gjumë, rreth orës 8.30, kam dy fëmijë të mitur, me thirri komshiu më tha çohu se po plasin bombolat e gazit. Tymi i zi, njerëz që vraponin, kalamajtë qanin, gruaja bërtiste. Kishte panik, njerëzit iknin në këmbë, me makinë. Që mbrëmë dëgjova zhurma. Era gaz kemi ndjerë, i kemi çuar kalamajtë në spital.”

 

2- “Mëngjesin e sotëm dëgjuam një kërcitje, plasi tymi në hava, njerëzit me fëmijët e vegjël ikën, nuk kthenin dot as kokën. Kishte panik, fëmijët e vegjël qanin. Shteti të na shohë, ose të largohemi ne, ose të marrë masa për këtë sepse do të bëhet më keq se Gërdeci.”

 

Banorët thanë se kjo është një ngjarje e përsëritur dhe kërkojnë nga autoritetet të marrin masa menjëherë, për parandalimin e ndonjë tragjedie.

 

 

BANORË

 

1-“Është hera e tretë që ka shpërthyer ky gazi. E kemi bërë problem, nuk është zgjidhur kjo punë. Është fabrikë për të mbushur bombolat e gazit, po të marrin flakë ato, po shpërtheu ajo… i ngritën kalamajtë sot nga gjumi, i larguan.”

 

2-“Është e kundërligjshme, bombolat e gazit janë 50 metra larg shkollës, shtëpitë rreth e rrotull. Janë raste të përsëritura.”

 

Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar, ndërsa flakët u shuan shpejte fale nderhyrjes ne kohe te zjarrfikëseve.