Kanali 7...

Shpëtoi jetën e dy vajzave të vogla në Astir; medalje për zjarrëfikësin hero

Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

 

ERION VERIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Jam shumë i nderuar që të kam koleg. E gjithë Tirana është krenare për ty! Jemi të gjithë pjesë e një skuadre, por edhe brenda skuadrës ka nga ata që rrezikojnë më shumë se të tjerët, që lodhen më shumë se të tjerët dhe që meritojnë gjithë mirënjohjen e ne të tjerëve. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë! Sapo shërbimi zjarrfikës kaloi në administrimin e bashkisë, e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë sepse është një punë që lidhet me jetën e njeriut, me dinjitetin e qytetit, me sigurinë e pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se zjarrfikësit janë aty vetëm për të shuar zjarre, por ata janë aty edhe kur bllokohet ashensori, kur ndodhin aksidente rrugore, japin ndihmën e shpejtë në shumë situata kur zjarrfikësit mbërrijnë edhe përpara shërbimeve të tjera.”

 

 

Zjarrfikësi hero, i cili mori falënderime edhe nga babai i vajzave të vogla, Beqo Nanaj, u shpreh se ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që ka përjetuar gjatë gjithë karrierës.

 

 

SHKËLZEN LAMUÇA

ZJARRFIKES

 

“Ishte kënaqësi, një emocion i madh, të shpëtoja dy jetë fëmijësh, dy engjëj të vegjël. Kur zbrita dy vajzat në tokë ishte kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në këto vite, një emocion i papëshkrueshëm. Jam krenar! I falënderoj edhe vajzat! Iu uroj shëndet, suksese dhe fat kudo, bashkë me familjen!”,

 

Edhe Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit si Shkëlzeni.