Kanali 7...

Shpresat e Shqipërisë pë kualifikim në Kupën e Botës/ Ja llogaritë që na mbajnë në lojë

Vendi i parë në grupin e 4 të Ligës C të Nations League, i ka dhënë Shqipërisë disa përparësi. E para është  kalimi në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe falë kalimit një Ligë më lartë edhe bonusi 1.2 milionë euro. Një gjë tjetër pozitive është edhe kalimi me shumë mundësi ( falë koeficentit të FIfa-s) në vazon e tretë për eleminatoret e shortit të fazës kualifikuese të botërorit 2022, short që do hidhet më 7 dhjetor. Po ashtu vendi i parë në grup mban hapur shpresat e kuqezinjve për kualifikimin në fazën play off të fazës eleminatore të botërorit.

Por le të shpjegojmë më poshtë lidhjen midis Ligës së Kombeve dhe Botërorit të 2022, mënyrat e kualifikimit në këtë kompeticion dhe shanset e Shqipërisë.

 

Në botërorin e 2022 kualifikohen 13 ekipe kombetare nga zona e Europës

 

  • 10 ekipe kualifikohen direkt si fitues të grupeve të eleminatoreve.
  • 10 ekipeve te dyta në grupe iu bashkohen edhe 2 ekipe nga fituesit e grupeve te Nations League.
  • 12 ekipet do të luajnë dy faza play off për të nxjerre fitues 3 kombëtare që do të presin biletat e fundit për në Botëror
  • Dy ekipet e Nations League që shkojnë në play off do të përzgjidhjen nga ekipet fituese të edicionit të fundit të Nations League.

 

Fituesit e vendeve të para në të gjithë grupet e Nations League.

 

1-Francë

 

2-Belgjikë

 

3-Itali

 

4-Spanjë

 

5-Uells

 

6- Austri

 

7- Çeki

 

8-Hungari

 

9- Sloveni

 

10- Mali i Zi

 

11-Shqipëri

 

12-Armeni

 

13-Gjibraltar

 

14- Ishujt Faroe

 

 

Që Shqipëria të shpresojë nga futja në play off për të shkuar në Botëror duhet që të paktën 9 ekipet që ka para vetes në rënditjen e mësipërme të kualifikohen në botëror si vende të para në eleminatore ose të dalin në vendin e dytë në grupet e eleminatoreve të botërorit!

Për kuqezinjte do të kishte pasur më shumë shanse nëse në grupin 4 të Ligës C nuk do të kishte lënë pikë të cmuara në humbjen ndaj Lituanisë në Tiranë ( 0 me 1), apo edhe barazimet në transferte me Lituaninë dhe Kazakistani,  të dyja 0 me 0.

Për fat të keq për shkak të 7 pikëve të lënë ndaj rivaleve më të dobët në letër, sot në rënditjen e Ligës Kombeve që parasheh kualifikimin për në play off-in, e kualifikimit në botëror jemi pas Hungarisë, Sllovenisë apo Malit të Zi. Tani duhet të kryqezojmë duart që këto kombëtare, pse jo edhe Cekia, Austria dhe Uellsi të rënditen në dy vendet e para në fazën e grupeve eleminatore të kualifikimeve të Botërorit, short që hidhet në 7 dhjetor.