Kanali 7...

Shqipëria ngec dhe me Lituaninë, kuqezinjtë zhgënjejnë sërish dhe futen në një krizë rezultatesh

Kombetarja shqiptare nuk shkoi me shume se një barazim pa gola ne perballjen e sotme ndaj  Lituanise, duke u futur ne kete menyre ne nje krize rezultatesh.

Tekniku italian, Edi Reja hodhi ne fushe nje formacion ndryshe nga ai perballe Kazakistanit, por perseri kuqezinjte nuk arriten te dalin me tre pike nga ky takim.

Pjesa e pare e lojes ishte me raste te vakta per shenim, por vlen te theksohet se kombetares iu mohua nje penallti pas prekjes me dore ne zone te nje prej kundershtareve, por arbitëri i ndeshjes nuk ishte i te njejtit mendim.

Pese zevendesimet e kryera nga reja ne pjesen e dyte i dhane nje impuls me shume skuadres, por kuqezinjte nuk ia dolen me sukses te shfrytezonin dy raste te pastra shenimi.

Pas ketij takimi, perfaqesuesja jone ka grumbulluar vetem 5 pike ne 4 ndeshje po aq sa Lituania, nderkohe Kazakistani dhe Bjellorusia kane 4 pike, te cilat do te luajne pas pak.

Tashme ndeshjet e radhes dhe te fundit te kuqezinjve ne Ligen e Kombeve do te luhen pas nje muaji, ku do te prese ne shtepi Kazakistanin dhe Bjellorusine.