Nisin protestat në Amerikë në prag të marrjes së detyrës nga Biden
Ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të 46-të amerikan, në kryeqytet kanë zbarkuar trupa shtesë të gardës …
Kanali 7...
Shqipëria ofroi masat më të pakta fiskale në buxhetin e vitit 2020 në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të përballuar pasojat e pandemisë në ekonomi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ka publikuar një raport me parashikimet e reja për ekonominë e Europës.
Mbështetja fiskale ishte rreth 1% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit, më i ulëti ndër vendet në zhvillim. Paketat e ndihmës ishin më të limituara, për shkak të borxhit të lartë public.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar pandemia shkaktoi një dëm të rëndë në Evropë, por qeveritë e vendeve europiane aplikuan mbështetje të pashembullta fiskale duke parandaluar një rezultat edhe me shkatërrues. Paketat fiskale vepruan si stabilizues të mëdhenj automatikë, duke mbajtur nën kontroll gati gjysmën e rënies së ekonomisë.
Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2% e prodhimit te brendshem, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% . Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulta, vetëm 1% të prodhimit te brendshem bruto.
Në përgjigje të masave mbrojtëse për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19, qeveritë në të gjithë botën, sidomos në Europë akorduan fonde për të mbrojtur vendet e punës, zgjeruan shpenzimet për shëndetësinë, ofruan ndihma direkte duke subvencionuar pagesat për punonjësit që dolën të papunë nga pandemia. Gjithashtu, disa shtete zgjeruan programet e punësimit, për të ndihmuar firmat që mbajnë punëtorët e tyre duke përdorur fondet publike për të paguar deri në 70-80% të pagave bruto për orë të tëra pa punuar, ose duke siguruar lehtësim mbi kostot e punës pa pagë. Pagesat e papunësisë u zgjeruan gjithashtu. Deri në gusht skemat e mbështetjes së punësimit janë zbatuar në masën 50-80%, në varësi të secilit vend.
Ekonomia e Europës parashikohet të tkurret me 7 për qind në vitin 2020, rënia më e madhe e saj që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të bjerë sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, me 7.5% vetëm këtë vit.
Ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të 46-të amerikan, në kryeqytet kanë zbarkuar trupa shtesë të gardës …
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vërdovë të Bashkisë Pogradec. Nga flakët që kanë përfshirë ndërtesën …
Prej më shumë se 10 ditësh, një biznesmen italian rezulton i zhdukur në vendin tonë, në rrethana te mistershme. Davide …
Mark Marku, pedagog, analist politik dhe ish deputet do të jetë drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës për …
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny. Rusia …