Biden nënshkruan ligjin për kontroll të armëve
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kanali 7...
Në Kuvend është dorëzuar për ratifikim marrëveshja e nënshkruar mes Qeverisë shqiptare dhe aleancës “Gavi”, themeluar nga fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” për porositjen e vaksinës së mundshme anti-Covid.
“Gavi”, ose “Aleanca e Vaksinës” është një partneritet publik-privat, sipas te ciles ka për objektiv të ndihmojë vendet e varfëra që të kenë akses në vaksinën e mundshme anti-Covid.
Sipas marrëveshjes në fjalë, Shqipëria ka paguar rreth 3.5 milionë dollarë parapagim për porositjen e rreth 1.4 milion vaksinave para datës 9 tetor, ndërsa diferenca tjetër e nëse kosto e vaksinës do të jetë më e lartë do të paguhet në momentin e marrjes së dozave.
Marrëveshja është nënshkruar më 18 shtator mes Qeverisë shqiptare dhe aleancës Gavi. Në të parashikohen detyrimet dhe të drejtat e secilës palë, përfshirë këtu e dhe adresimin në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit nëse ka mosmarrëveshje.
Sa i takon përfundimit, kontrata përfundon në vitin 2023 në rastet kur nuk ka një vaksinë të prodhuar të miratuar anti-Covid dhe nëse palët bien dakord më herët se ky afat.
Brenda Gavi-t është ngritur mekanizmi i “Angazhimit të Tregut të Avancuar Covax, që fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” i kanë vënë si synim mbledhjen e fondeve për subvencionimin dhe blerjen e dozave për 92 ekonomi në zhvillim, ose të varfëra. Gavi synon që brenda vitit 2021 të sigurojë 2 miliardë doza vaksine.
Sipas marreveshjes Sasia që mund të ofrohet nga COVAX Facility për të mbuluar 20% të popullsisë, me dy doza vaksinë.
Ndërkohë që shumë prodhues po punojnë duke bërë investime për të patur një vaksinë finale, miratimi i së cilës do të jetë nga Organizata Botërore e shëndetësisë për tu shpërndarë në vendet që kanë firmosur marrëveshjet me GAVI-n.
Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates eshte vene ne shenjester te kritikave te mediave nderkombetare sipas te cilave miliarderi gates nepermjet filantropise synon shtimin e te ardhurave.
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …
Gjimnazi “Sami Frashëri” është gati për vitin e ri shkollor në shtator. Një shkollë më e madhe se ajo që …
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …