Kanali 7...

Shqiptari kapet duke transportuar kokainë, si u zbulua nga policia italiane

Si rezultat i një operacioni antidrogë të zhvilluar nga autoritetet italiane në zonën kufitare Morgex mes Italisë dhe Francës, ka përfunduar në pranga një 48-vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për Norend Kapo, banues në Pesaro, por me origjinë shqiptare, i cili u kap duke transportuar me makinë nga Francë për në Itali 36 kilogramë kokaine.

Shqiptari u arrestua në Morgex, sepse gjatë kontrollit në makinë u dyshua se mund të kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit u zbulua sasia e lëndës narkotike, të cilën shqiptari e kishte fshehur në sediljen e shoferit dhe pasagjerit.

48-vjeçari akuzohet për posedim droge me qëllim shitje.