Kanali 7...

“Shteti i Ramës ka dështuar”/ Vokshi: Ministrat duhet të ishin shkarkuar pas vdekjes së vogëlushes

Në përgjigje të reagimeve të kryeministrit, Partia Demokratike i ka kujtuar Edi Ramës se duhet të shkarkonte ministrat dhe jo të sulmonte kundërshtarët politikë.

 

Duke e konsideruar kryeministrin ortak të policit që i mori jetën vogëlushes, deputetja Albana Vokshi i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen nesër protestës.

Albana Vokshi

Deputete e PD

Por prej dy ditësh, Edi Rama, pavarësisht se vogëlushen e vrau me skaf Komisari i Shtetit, në një vend në të cilin kurrë nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, në vend të kërkojë një mijë herë ndjesë, të shkarkojë menjëherë ministrat e tij të papërgjegjshëm, vërsulet arrogant, frikacake gojështhurur, duke akuzuar kundërshtarët politikë dhe mediat me epitete të denja vetëm për të, me të cilat vetëm sa nxjerr zbuluar veten për përgjegjshmërinë e plotë, dështimin total te tij në vrasjen tragjike të Jonadës nga Komisari i tij skafist.

Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se me qëndrimet e tua vetam se dëshmon veten ortak të Tases në krimin e tij makabër.

 

Ne jemi këtu për t’u thënë “tregtarëve të rrezikut” se, nën qeverisjen e tyre, Shqipëria është në rrezik!