Kanali 7...

Shullazi padit ish-kryeprokuroren pasi e izoluan në “41-bis”

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht ish-prokuroren e përgjithshme Arta Marku dhe ish-drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela, për shpërdorim detyre.

Dy të burgosurit kanë bërë kallëzim pasi e quajnë të padrejtë izolimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë 41-bis.

 

Ky transferim është bërë pasi ka dyshime se vijojnë aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda burgut ndaj është kërkuar nga ministria e Drejtësisë që ata të izolohen ne regjimin e ri.