Kanali 7...

S’i qëndron dot pranë gruas shtatzënë në vizita / Babai i revoltuar: Ndihem si dhurues sperme

Një burrë, që së shpejti do të bëhet baba për herë të parë, nda dëshpërimin e tij që nuk i qëndron dot pranë gruas së tij gjatë vizitave mjekësore të shtatzanisë. John Story tha se pengohet të jetë pranë bashkëshortes për shkak të masave të rrepta prej virusit në spitale.

 

“Ndihem thjesht si dhurues sperme për shkak të rregullave të padrejta dhe mizore të spitalit.

 

Story ka rrëfyer historinë e tij për mediat britanike, ku thotë se rregullat e ashpra i shkatërruan ëndrrat që kishte për periudhën para se të vijë bebi në jetë. Ai bën thirrje që këto rregulla të hiqen.

 

“Kam frikë se për mua nuk ka më kohë që t’i qëndroj pranë të fejuarës, por shpresoj që kjo çmenduri të mbarojë për hir të prindërve të tjerë. Çfarë ndryshimi do të përbënte nëse edhe unë jam aty brenda, nëse dezifenktohem dhe ruaj masat? Kjo është çmenduri, e padrejtë.”

 

John Story apeloi që të tregohet kujdes edhe për shëndetin mendor të njerëzve.