Kanali 7...

Sindikatat kundër Bashkisë: “Bllokimi i betoniereve cënon sigurinë dhe cilësinë e punimeve”

Jo vetëm Shoqata e Ndërtuesve, por edhe Sindikata e Ndërtim-Drurit dhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Ndërtimit kërkojnë nga Bashkia e Tiranës të tërhiqet nga vendimi për të ndaluar lëvizjen e betoniereve në orët e ditës.

 

Duke u solidarizuar me ndërtuesit përmes një reagimi zyrtar, dy drejtuesit e sindikatave argumentojnë se ky vendim cenon sigurinë dhe shëndetin në punë, si edhe cilësinë e punimeve natën të betonit.

 

Për këto arsye, vendimi i Bashkisë së Tiranës konsiderohet i padrejtë dhe prej kryebashkiakut Erion Veliaj kërkohet të organizojë sa më parë një tryezë të përbashkët për të gjetur zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

 

Kërkesën për t’u ulur dhe gjetur gjuhën e përbashkët e ka bërë eddhe Shoqata e Ndërtuesve, por deri tani, nuk ka asnjë reagim nga bashkia.