Skënderbeu-Partizani luhet mbi dëborë
Sfida e Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit luhet mbi dëbore. Ndeshja ishte në rrezik sepse fusha e stadiumit të Korcës …
Kanali 7...
Skënderbeu është klubi tjetër shqiptar i cili arriti të shlyejë çdo detyrim të prapambetur dhe të hapë përsëri merkaton. Vetëm mbrëmjen e të hënës, klubi zyrtarizoi 4 përforcimet e radhës për teknikun Julian Ahmatajt.
Ky i fundit kishte paralajmëruar në fakt diçka të tillë përpara gazetarëve ndërsa të katër futbollistët u prezantuan në faqen zyrtare të klubit. Vangjel Zguro është një emër i njohur në Kategorinë Superiore që mund të bëjë mirë në kampionat duke iu referuar dhe eksperiencës që ai ka ndonëse vitet e fundit i ka kaluar në futbollin amerikan.
Ndërsa të tjerët janë emra të rinj që mund të premtojnë shumë për të ardhmen. Leard Sadriu, pjesë e përfaqësuesen U21 të Kosovës dhe që sezonin e kaluar aktivizohej tek të rinjtë e Shkëndijës së Tetovës. Ndërsa dy futbollistët e tjerë janë Melos Bajrami, një 18-vjeçar dhe qendërmbrojtësi ganez Agbodzi Abi.
4 futbollistët iu bashkuan stërvitjes së bardhekuqëve këtë të martë për të qenë gati në takimin e radhës përballë Partizanit. Edhe tek djemtë e detit ka pasur ndryshime në lëvizjen e lojtarëve. Pas largimit të Rubin Hebaj, drejtuesit e klubit gjetën menjëherë zëvendësuesin e tij. Teuta i prezantoi tifozëve një lojtar me përvojë si Sabino Plakun. Kështu një sulmues largohet dhe një tjetër afrohet duke u bërë përforcimi i parë për trajnerin Edi Martini.
Sfida e Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit luhet mbi dëbore. Ndeshja ishte në rrezik sepse fusha e stadiumit të Korcës …
NBA vijon të dhurojë spektakël këtë sezon dhe pse situata e koronavirusit ka ndikur jo pak në parket. Los Angeles …
Partizani udhëton këtë të shtunë drejt Korçës në një transfertë të lehtë ne letër, përballë Skënderbeut. Të kuqtë e …
Java e 14 e Kategorisë Superiore starton këtë të premte me ndeshjen Kukësi-Vllaznia. Kuqeblutë po kalojnë një sezon të shkëlqyer …
Java e 14 e Kategorisë Superiore zbret në fushë dy skuadra me emër të madh si Kukësi dhe Vllaznia. Verilindorët …