Kanali 7...

Sot rikthehen emocionet e Champions, në fushë Bayern, Liverpool, Inter dhe Real Madrid

Emocionet e Champions League rikthehen këtë të martë në ekranin e Tring me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Skuadrat si Bayern Mynihut ,Real Madrid , Inter , Liverpool apo Manchester City zbresin sot  në fushë për të gjithë ata që duan futbollin e bukur. Siparin e ndeshjeve e hap Bayern i Mynihut që viziton në  Rusi Lokomotivën e  Moskës.Teknku Hansi Flik do të tentojë të mbajë ecurinë poztivë të skuadrës ndërsa dy mungesat e vetme janë talenti 19-vjecar Alfonso Dejvis dhe Kuoasii.  Grupin e kompleton një përballje interesantë mes Atletikos së Madrid dhe Salsburg

Në grupin B , Interi, rikthehet të luajë kundër Shakhtar Donetsk në trasnfertë. Vjet,  zikaltërit i mposhtën  5-0, por ukrainasit do të kërkojnë të ndryshojnë fytyrë. Teknku Conte do duhet të bëjë pa dy lojtaër të rëndësishëm si  Stefano Sensi dhe Alexis Sanchez për shkak të  problemevë  muskulare. Ndërsa Real Madrid do të duhet të harrojë sa më shpejt humbjen e përballë Shaktar Donjeck dhe të kërkojë 3 pikët e para ndaj Mynhengladbah. Madrilët duhet të bëjën pa Karvahal, Odegard , Mariano apo Naco.

Sfidë interesanrtë është dhe ajo në grupin C mes Marsejës dhe Manchester City. Anglezët edhe pse më shumë mungesa si Aguero , Mendi , Gabriel Jesus apo Fernandinjo do të tentojë të ruajnë vendin e parë në grup . Ndërsa Olimpiakos ndeshet me Porton në transfertë.

Në grupin D spikat ndeshja  Atalanta-Ajax ndersa grupin e komleton Liverpool Midtjulland . Teknku Klopp pritet të aktivizojë të njëjtin formacion si në sfidën e parë kundër Ajaksit pasi në organikën e skuadrës vijon të ketë mungesa të lojtarëve si Camberlein , Van dijk ndëra  Alcantara, Keita dhe Matip nuk ja kanë dalë dot . 6 ndeshjet kryesore do të trasmetohen ekskluzivisht në ekranin e TRING.