Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë të diel përballë Kazakistanit në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në prag të ndeshjes, tekniku italian Edi Reja tha se skuadra është gati për një fitore edhe pse mungesat mund të ndikojnë jo pak në lojën e skuadrës.
EDI REJA
TRAJNERI I KOMBËTARES SHQIPTARE
“Ne nuk duam të humbasim dhe kërkojmë që të luajmë mirë. Sigurisht që është e rëndësishmja fitorja pasi kemi lënë pikë dhe jemi favoritët e grupit”
Reja tha se e kanë studiuar mirë kundërshtarin dhe e di mirë piken e dobët.
“Kombëtarja e Kazakistanit është shumë e organizuar, sidomos në mbrojtje. Luajnë shumë në krahë, përdorin formacionin 3-4-3 dhe është fizikisht në gjendjen e duhur, duke përdorur shpeshherë edhe teknikën. Do të veçoja nga kjo Kombëtares Islamkhan që lidh tërë lojën e skuadrës. Kanë pesë mbrojtës dhe katër mesfushorë, pra i mbulojnë zonat mirë. Por ka një problem për faktin se nuk ka mbrojtës të shpejtë. Shpresojmë se krahët tanë do të jenë në gjendje ti shfrytëzojnë ato zona.”
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha qe megjithëse vlerësoi një kundërshtar si Kazakistani u shpreh se skuadra do të hyj në fushë vetëm për fitore .
ETRIT BERISHA
“ Nuk kam shumë informacion, por e di që ka shumë ekipe të mira në Kazakistan. Për shembull, Astana, e cila luan në Europa League. Ne jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje, e dimë që kundërshtari ka një sulm shumë të mirë. Sipas mendimit tim, Shqipëria mbetet favoritja e grupit, por loja kundër Lituanisë tregoi se të gjithë kundërshtarët janë mjaft të fortë, kështu që ne duhet të tregojmë klasin tonë. Ne duhet të bëjmë një ndryshim në grup në ndeshjet e ardhshme.”
Shqipëria do te luaj në Kazakistan ndërsa 3 ditë me vone do të përballet me Lituaninë.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …