Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Edhe kjo e mërkurë premton përballje spektakolare në Ligën e Kampionevë teksa në fushë zbresin skuadra të mëdha si Bayer, real Madrid Inter, Liverpul dhe Manchester City.
Skuadra e trajnerit Hansi Flik e nis mbrojtjen e titullit kundër një rivali të fortë si Atletiko Madrid.
Bavarezët nuk do e kenë aq të lehtë pasi duhet të bëjnë pa lojtarë të rëndësishëm si Gnabri dhe Sane ndërsa Atletikos do ti mungojë ylli i skuadrës , Diego Kosta. Grupin do e kompletojë përballja Salsburg- Lokomotiva.
Në grupin B , Real Madrid do të presë Shaktar Donjeck në shtëpi për të kërkuar 3 pikët e para të grupit. Mirëpo, edhe madrilenët vijnë më mungesa të mëdha si Sergio Ramos, Dani Cavajal, dhe Eden Hazard.Ndërsa ukrainasit vuajne mungesën e 7 lojtarëve të infektuar nga Coronavirus.
Takimi tjetër në grupin B do të jetë ai mes Interit dhe Borusia Mynshengladbah . Skuadra e Contes , vjen pas humbjes në derbi ndërsa vuan ende dhe pasojat e covid 19 në skuadër. Kështu lojtarë si Eshli Jang, Naingolan apo Galjardini nuk do të jenë të gatshëm për zikaltërit.
Në gupin C, Manchester City pret në shtëpi Porton. Anglezët e Pep Guardiola do të jenë pa lojtarë si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus apo Benjamin Mendi për shkak se janë të lënduar. Grupin e kompleton sfida mes Olimpiakos dhe Marsejë.
Ajax do te prese ne Amsterdam ne nje duel klubesh legjendare, kampionet e Anglise, LLiverpool , sfide e vlefshme per grupin D . Anglezët edhe pse janë favoritë në letër, teknku Jurgen Klopp do të duhet të bëjë pa disa lojtarëThiago Alcantara, Alisson Becker, , Chamberlain dhe Virgil van Dijk, të lënduar, ndersa Keita është në dileme.
Sfida tjetërf e grupit është ajo mes Midtjaland dhe Atalantës , teksa tek italianet mbrojtësi shtatlartë Berat Gjimshiti do ta nisi nga minuta e parë.
6 Sfidat kryesore të mbremjes do të trasmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …