Kanali 7...

Sting nën akuzë për marrëdhënie seksuale me të mitur

Këngëtari i famshëm Sting  akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

 

Padia civile u paraqit në një gjykatë federale të Arizonës kundër  Gordon Sumner (Sting)  për ngjarjet që ndodhën më 14 maj 1979, në Scottsdale, në fund të një koncerti që Sting dhe banda e tij kishin dhënë. Në atë kohë, këngëtari dhe basisti ishte 27 vjeç.

 

Përmes avokatit të tij, artisti “mohoi kategorikish” akuzën, duke pretenduar se nuk e njeh gruan. Lajmi u bë I ditur nga Yahoo Entertainment.

 

“Nëse kjo çështje vazhdon, ne synojmë ta mbrojmë atë me forcë. Sting mirëpret një hetim të plotë dhe të hapur mbi këtë çështje,” tha John Rosenberg, avokati i yllit të muzikës botërore.

 

Sipas padisë, gruaja e paidentifikuar për mediat ishte pesëmbëdhjetë vjece, pra minorene në atë kohë dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një concert ku Sting dhe banda e tij po promovonin albumin e tyre të dytë “Reggatta de Blanc”.

 

Gruaja shprehet se Sting iu afrua në një moment dhe “i foli asaj shkurtimisht dhe i kërkoi asaj të ulej në prehrin e tij gjatë performancës së grupit.”

 

Ajo gjithashtu pretendon se Sting, atëherë i martuar me gruan e tij të parë Frances Tomelty, e kishte ftuar atë në një parti në një shtëpi në Phoenix. Katër dekada më vonë, gruaja pretendon se ndërsa kishte shkuar në parti, atje në një karrige në shesh në oborrin e vilës Sting “e puthi, i preku gjinjtë dhe organet gjenitale”.

 

Burimi: Yahoo Entertainment