Kanali 7...

Stoltenberg i prerë para Vuçiç: Nëse situate përshkallëzohet, do të ndërhyjmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

 

Në një konferencë të përbashkët për media, Stoltenberg ia tha në sy Vuçiçit që janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse në veri do të ketë përshkallëzim të situatës.

 

Stoltenberg tha se NATO ka për qëllim të ulë tensionet dhe për ketë arsye kanë mbajtur kontakte si me Prishtinën edhe Beogradin.

 

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”.

 

Kina dërgon trupa në Rusi për stërvitje të përbashkëta ushtarake, Pekini: Nuk ka lidhje me situatën në Ukrainë

 

Nga ana tjetër, Vuçiç u shpreh se Kosova nuk po zbaton marrëveshjen.