Avokatët në grevë/ Berisha: Frymëzim për të gjithë profesionistët!
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së grevës pa afat të avokatëve. Berisha shkruan se greva e …
Kanali 7...
Menaxhimi i keq i pandemisë shkaktoi më shumë dëme sesa vet koronavirusi. Sipas epidemiologut të Universitetit te Stanford John Ioannidis edhe shumë nga vdekjet e hershme mund të ishin parandaluar. Në artikullin shkencor të publikuar në Gazetën Europiane të Hetimit Klinik, Ioannidis është shprehur se vdekjet kanë ardhur si pasojë e një menaxhimi të dobët të sistemeve shëndetësore, e nqs do të ishtë një administrim më i mirë i masave, shumë prej tyre do të ishin shmangur. Studiuesi vë gjithashtu në dyshim dëmin e shkaktuar nga Covid-19, kundrejt dëmit të shkaktuar si pasojë e izolimeve. Të dhënat tregojnë se rezulton një normë vdekshmërie nga 0.15 në 0.2% për Covid-19, një shifër 4 herë me e ulët se vlera e supozuar në fillim të pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo e varet shumë nga faktorë të ndryshëm në vende të ndryshme si psh: mosha, faktorët socio-ekonomik dhe sistemi i shëndetit publik.
Sidoqoftë, efektet e faktorëve të tillë si papunësia, kriza ekonomike, depresioni dhe izolimi social, janë efekte të cilat ndihen më shumë në planin afatgjatë. “Shmangia e vdekshmërisë së mëtejshme të tepërt do të varet nga fakti nëse ne mund t’i zgjidhim këto çështje dhe të parandalojmë bllokime të mëtejshme dhe masa të tjera drastike.”- është shprehur epidemiologu.
Nisur nga studimi i këtyre ekspertëve mjekësore të Universitetit të Stanford, sëmundja e koronavirusit është 17 herë më pak fatale sesa supozohej në fillim të krizës së pandemisë. Vetëm gjatë marsit, vdekshëmria ishte 3.4%, ndërsa tani ajo është korigjuar në 0.65%.
I njëjti studiues shkruan se 10% e popullsisë së botës mund të infektohet me SARS-CoV-2 deri në fund te tetorit të 2020.
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së grevës pa afat të avokatëve. Berisha shkruan se greva e …
Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së …
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 7 …
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ironizuar lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama se sot mund të kemi një …
Banka e Shqipërisë publikoi sot deklaratën rreth ndërhyrjeve në tregun e parasë në tremujorin e parë të këtij viti. …