Kanali 7...

Sulltaneshë Hyrremi bëhet përsëri me vajzë, poston fotot e së voglës

Aktorja Meyrem Uzerli ose siç e njohin të gjithë me emrin Hyrrem në rolin e saj tek ‘Sulejmani i Madhërishëm’, është bërë nënë përsëri. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë të pagëzuar me emrin Lily Koi.

Lajmin e ka dhënë në Instagramin e saj, bashkë me fotot e para me vogëlushen. “Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkove me ne”, ka shkruar Meryem.

Ndërkohë partneri i saj mësohet se do të lërë Shtetet e Bashkuara për t’u bashkuar me të, vogëlushen dhe vajzën tjetër të Meyrem, Larën./Living