Kanali 7...

Sulmet ndaj policisë nga serbët/ Albin Kurti: Mos u ndikoni nga mediat në Beograd që mbështesin krimin

 

Pas akteve te dhunes ne veri, kryeministri i Kosoves Albin Kurti beri te qarte se policia nuk do te toleroje asnje aktivitete kriminal. Ai tha se liria e fituar duhet te funksionoje permes zbatimit te drejtesise.

 

Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

 

Kurti i bëri apel serbëve të veriut që të mos nxitën nga mediat tendecioze në Beograd.

 

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë.