Shpëtoi jetën e dy vajzave të vogla në Astir; medalje për zjarrëfikësin hero
Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një …
Kanali 7...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj sulmit me armë zjarri në drejtim të veturës së gazetarit të gazetës online Reporteri.net, Shkumbin Kajtazi.
Ky asociacion e ka dënuar ashpër këtë sulm, për të cilin ka njoftuar vet Kajtazi përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se të shtunën në mbrëmje, në Mitrovicë, vetura e tij është qëlluar me disa plumba.
“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime është qëllua me pesë ose gjashtë plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, ku vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës”, ka shkruar Kajtazi.
Ai ka shprehur dyshimet se sulmi ndërlidhet me punën e tij, për shkak se nuk ka pasur me askë problem personale.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në reagimin e tij thotë që ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe se rasti është duke u hetuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe së ne vendin e ngjarjes, në veturën e dëmtuar, janë gjetur katër predha të armës së zjarrit.
“Për AGK-në, sulmi me armë zjarri në veturën e gazetarit Kajtazi është tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por rrezikon edhe jetën e kolegëve tanë. AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Gjithashtu, AGK-ja e ka vlerësuar si shqetësues faktin se në drejtim të gazetarit Shkumbin Kajtazi, brenda katër muajve, kanë ndodhur dy sulme.
Shkëlzen Lamuça, zjarrfikësi që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një …
Një automjet është grabitur në autostratdën Tiranë-Durrës një ditë më parë. Policia bën të ditur se D. V., 32 …
Tre automjeteve janë përplasur vetëm pak minuta më parë me njëri tjetrin në rrugën nacionale Fier-Vlorë konkretisht në zonën e …
Ne diten e fundit te samitit te Madridit, udheheqesit e Nato-s po diskutojne mbi shqetesimet e sigurise per krahun jugor …
Grupi Parlamentar i PS, permes Kryetarit Taulant Balla ka paraqitur një projekt-rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit …