Kanali 7...

Sulstarova: Qeveria të bëjë transparencë, për çfarë do t’i drejtohet Hagës me grekët?

Aktivisti i Vetëvendosjes në Tiranë, Enis Sulstarova i bëri thirrje qeverisë të tregojë se çfarë dosjeje do të dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për marrëveshjen me Greqinë. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Sulstarova tha se duhet të ketë transparencë dhe të ketë konsultime të gjera në Shqipëri për këtë çështje.

 

“Tirana zyrtare duhet të ndajë mendjen sepse fillimisht kryeministri tha që zgjerimi me 12 milje është e drejtë, ndërsa tani thotë se do ta dërgojmë në Gjykatën Ndërokmbëtare në Haghë. Por çfarë do të dërgohet? Ende nuk ka një produkt, është një gjetje e kryeministrit tonë pa u konsultuar me të tjerët. Nuk ka tranapsrencë se çfarë do të dërgohet në gjykatë. Nuk dihet se në çfarë faze janë negociatat. Një herë thuhet janë në përfundim, tani na thonë do të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare. Duhet të ketë një konsesus të gjerë për këtë punë. Qeveria duhet të negociojë me Greqinë në bazë të të drejtave që ka si shtet. Kryeministri thotë se do t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, por çfarë garancie kemi ne që do të jetë kështu? Nuk është normale të shkojë teksti në gjykatë para se të njihet publiku shqiptar, Parlamenti, Presidenti dhe gazetarët.”

 

I pyetur për protestën e zhvilluar paraditen e kësaj të marte kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, Enis Sulstarova bëri me dije se një pjesë e mirë e të shoqëruarve janë liruar, pas shoqërimit.