Këshilli Evropian hap negociatat me Shqipërinë?!
Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së …
Kanali 7...
Vijojnë denoncimet e Partisë Demokratike për inceneratorët. Këtë të premte ish-deputetja Jorida Tabaku tregoi me shifra sesa janë kostot e inceneratorit të Tiranës. Duke e cilësuar si një histori të pastër vjedhjeje e korrupsioni, Tabaku tregoi edhe sesi arriti ta fitonte koncensionin kompania.
“Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion. Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro. Këto shuma marramëndëse, këto shifra të jashtëzakonshme, janë të pakonceptueshme për qytyetarët, që sot vuajnë për bukën e gojës dhe për bizneset që sot ulin qepenat. Por kjo është historia e trishtë e këtij inceneratori.”
Sipas saj, për shkak të inceneratorit të Tiranës, banorët e kryeqytetit po paguajnë një tarifë më të lartë pastrimi.
“Kostot e këtij inceneratori po i paguajnë qytetarët e Tiranës. Paguajnë nga buxheti i shtetit çdo ditë. 25 milionë euro janë paguar për atë karabina atje e për atë mal plehrash, ndërkohë që do të paguhen edhe 400 milionë euro të tjera. 30% janë rritur tarifat e pastrimit për qytetarët e Tiranës, ndërkohë që edhe vetë Bashkia e Tiranës përveçse jep pagesa direkte për inceneratorin, paguan 29 euro për ton mbetjesh që depoziton këtu.”
Jorida Tabaku paralajmëroi se të gjitha dosjet e kontratave koncesionare do të shkojnë para drejtësisë.
Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së …
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së grevës pa afat të avokatëve. Berisha shkruan se greva e …
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në 7 …
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ironizuar lajmin e dhënë nga kryeministri Edi Rama se sot mund të kemi një …
Dy zv. drejtoreët e policisë, Albet Nushi dhe Nikollaq Pallla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur …