Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Kanali 7...
Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku llogariti sesa lekë harxhon një biznes i vogël, sipas saj, me taksat që i ka vendosur qeveria. Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit në terren, Tabaku tha se mazhoranca nuk është treguar e drejtë me ta. Ajo akuzoi qeverinë se di vetëm të bëjë propagandë dhe asgjë konkrete për t’u ardhur në ndihmë.
“Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore. Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore.”
Jorida Tabaku premtoi se PD, kur të ngjitet në pushtet, do të heqë taksat e jashtëzakonshme që paguan sot biznesi i vogël.
“PD do të vendosë BV në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës. Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël.”
Jorida Tabaku deklaroi se tani qytetarët e kanë kuptuar mënyrën si qeveris kryeministri Edi Rama dhe nënvizoi se do të marrë përgjigjen që meriton në prill.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …